Tragjedia në Skenderaj me shumë viktima

Publikuar 11 months ago në Zëri

Ngjarja që ndodhi në Skenderaj ka shumë viktima, megjithëse Bekim Birinxhiku është ai që e humbi jetën.

Polici V.G që dyshohet si autor i vrasjes e humbi karrierën për një konflikt që nuk ishte fare i tij, ndërsa bashkëshortja e policit është në pritje të fëmijës së parë, pas martesës në verë të këtij viti.

Banorët që e njohin Birinxhikun edhe policin V.G i tregojnë si njerëz të mirë, ndërsa fajin kryesisht për ngjarjen ja lënë miqëve të policit të cilët kishin marrë borgj drru nga Birinxhiku, material që ata asnjëherë nuk e kanë paguar.

“Bekimi është marrë me shitjen e druve, ndërsa miqtë e policit i patën marrë drru për ndërtimin e kolovajzave në shtëpi, për fëmijët e tyre. Vlera e drruve shkon deri në 800 euro. Kjo shumë asnjëherë Bekimit nuk i është paguar”, ka thënë për “Zërin” në kushte anonimiteti një i afërm i familjes së policit V.G.

Ndërkaq një dëshmitarë që e ka parë ngjarjen në tërësi që ka ndodhur në afërsi të xhamisë në Skenderaj, situatën e shpjegon kështu:

“Gjatë përleshjes, viktima, e ka nxjerr një shufër hekuri prej veturës së tij edhe e ka goditur policin. Nga çka pashë, atij ju thy dora. Më pas polici e ka nxjerr revolen edhe e ka qëllu viktimën”, ka thënë F.H. dëshmitar i ngjarjes.

Avni Zahiti, zëdhënës rajonal i PK-së, në Skenderaj, ka konfirmuar për “Zëri”, se i dyshuari për vrasjen e Bekim Birinxhikun, polici, V.G. tashmë gjendet në spitalin rajonal, për shkak të lëndimeve që ka marrë nga viktima.

Sipas, Zahitit, polici V.G. është i lënduar në dorë me një mjetë të fortë.

“Pasi që e kemi arrestuar, pjesëtarin e policisë V.G. ka qenë evidente lëndimi i tij në dorë dhe nevoja për intervenim mjekësorë. Këtë e ka kërkuar edhe vet i arrestuari dhe ne e kemi dërguar atë në spital. Ai aktualisht gjendet në spital dhe është nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Zahiti.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë se si edhe si ka ardhur deri te rrahja, apo me çfarë mjeti është goditur polici apo kush e ka filluar i pari. Mirëpo e tëra që dihet për momentin është fakti se pas rrahjes, ka mbetur i vrarë Bekim Birinxhiku si dhe i lënduar i dyshuari për këtë vepër, polici, V.G. i cili edhe po trajtohet në qendrën emergjente në Skenderaj. /Zëri/

Komente
comments powered by Disqus