Vrasja e shqiptarit në burg, Prokuroria greke lëshon 8 urdhër-arreste për zyrtarë të burgut

Publikuar 5 months ago në Zëri
  • NeKohe.com

Prokurori grek i Amfissas, Niko Antonarakis, ka lëshuar sot 8 urdhër arreste për personat që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen nga dhuna të të dënuarit shqiptar Ilia Kareli (Kudret Kume).

Sipas mediave greke, nën akuzë janë vënë zyrtarë të burgut të Nigritës ,të cilët dyshohet të janë përfshirë në rrahjen dhe torturën me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit shqiptar.

Sipas shtypit grek, në hetime janë përfshirë oficerët e burgut, të policisë, rojet dhe gjithë njerëzit që patën kontakt me të burgosurin shqiptar, që nga burgu i Malandrinos, drejt gjykatës ku dëshmoi për vrasjen e gardianit dhe deri në qelinë e tij të fundit, në burgun e Nigritas. Hetimi është përqendruar në datat 25-27 mars, që nga vrasja e gardianit e derisa Ilia u gjet i vdekur në qelinë e tij, tre ditë pasi vrau gardianin e burgut të Malandrinos.

Ndërkaq drejtori i burgut të Nigritas, i cili nxitoi të deklaronte pas vdekjes së Karelit se kamerat tregojnë se Ilia nuk është dhunuar në këtë burg, ka thënë për gazetën “Ethnos” se “unë pashë pamjet filmike, por nëse ato fshirë, këto do t’i nxjerrë hetimi”.

Priten edhe rezultatet e ekzaminimeve toksikologjike dhe histologjike, të cilat kërkojnë më shume kohë dhe do të tregojnë nëse shenjat në duart e të ndjerit janë shkaktuar nga shkarkimi i energjisë elektrike dhe nëse zemra e tij u ndal edhe nga pasojat e elektroshokut.

Policia dhe prokuroria e konsiderojnë të nevojshme të sqarojnë plotësisht rastin, por me kujdes për të mos minuar më tej atmosferën tashmë të elektrizuar që mbizotëron në burgjet greke.

Ndërkohë edhe prokuroria e Fierit nisi dje hetimet për vrasjen e të burgosurit shqiptarë, i cili u rrah dhe torturua deri në vdekje.

Shqiptari Kudret Kume (Ilia Kareli) u gjet i vdekur në qelinë e tij në datën 28 mars, tre ditë pasi ai kishte vrarë gardianin e burgut të Malandrinos, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në vitin 1997. Atij i ishte refuzuar leja për të takuar nënën dhe në shenjë hakmarrje ai vrau një gardian 46-vjeçar me një thikë të improvizuar. Pas kësaj ai u rrah dhe torturua deri në vdekje/gazetashqip/

Komente
comments powered by Disqus