Libër i ri nga fusha e Sociologjisë

Publikuar 6 months ago në Lajmpress
  • NeKohe.com

 Këto ditë doli nga shtypi  libri “Metodika” e mësimdhënies së sociologjisë ku  trajtohet një nga çështjet mjaftë të diskutuara: mësimdhënia e sociologjisë.

Autori i librit profesori i  sociologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës Abdylnaser Sinani në parathënien e librit thotë se ky libër është modeluar më shumë si një praktikum në vend të shpjegimit teorik ç’rast aksenti është vënë në përvetësimin e njësive mësimore nëpërmjet shembujve dhe të ushtrimeve me punën praktike, me ndihmën e të cilave nxënësi do të mund në mënyrë të pavarur t’i përvetësojë aftësitë e reja. Pas secilës njësi mësimore vijojnë pyetjet dhe detyrat për përforcimin e materialit për inkujarimin për përmbajtjet e sociologjisë, si për nxënësit kureshtarë dhe të talentuar,ashtu edhe për ata nxënës me më pak interesim. 

Libri synon t’ju shërbejë  nevojave të përgatitjes së studentëve-arsimtarë të ardhshëm të sociologjisë, por mund t’ju  ndihmojë edhe arsimtarëve të sociologjisë me përvojë, të cilët  janë të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Ndryshe, libri Metodika e mësimdhënies së sociologjisë është libri i tretë, pas  Metodës së Anketimit(2009),Kompjuteri në procesin mësimor(2012) i autorit Abdylnaser Sinani.

Komente
comments powered by Disqus