HAXHXHI 2013, regjistrimi vazhdon deri në fund të javës

Publikuar 1 year ago në Portalb

Të gjithë ata që kanë vendosur të kryejnë kushtin e pestë të Islamit, Pelegrinazhin apo të shkojnë në HAXH, deri në fund të kësaj jave kanë të drejtë të paraqiten në Bashkësinë Islame të Maqedonisë dhe të regjistrohen.

Numri i personave është i kufizuar, informon Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së.‘Bashkësia Islame e Maqedonisë është para përfundimit të procesit të Haxhit. Tani jemi në përmbyllje të aplikimeve që kanë vendosur ti vizitojnë vendet e shenjta. Deri në fund të javës tjetër me siguri do të marrin viza të gjithë të regjistruarit dhe menjëherë do të fillohet me vaksinimin e personave që do të nisen për në Haxh’ tha Islami.

Këtë vit nga Maqedonia për në Haxh shkojnë 1500 persona, numër ky dukshëm më i vogël se herave të tjera, ndërsa kjo sipas Islamit vjen si rezultat i asaj se Ministria e Haxhit ka ulur kuotën për të gjitha shtetet e botës.‘Bashkësia Islame edhe këtë vit mbetet me çmimet e njejta. Çmimi në vijën ajrore është 3100 euro ndërsa në vijën tokësore 2500 euro’ informon Islami.

Komente
comments powered by Disqus