Dita botërore e varfërisë, 30% e popullatës në vend janë të pa punë

Publikuar 6 muaj më parë në Portalb

17 tetori njihet si dita kundër varfërisë apo urisë.

Në Maqedoni, shifrat flasin për alarm të zëshëm, shumë familje ende janë të përfshira në varfëri të madhe madje edhe pa kulm mbi kokë.

Sipas raportit të Entit shtetëror për statistikë për vitin e kaluar, të publikuar në fillim të vitit 2012, shkalla e papunësisë në vend vazhdon të mbetet mbi 30%, gjegjësisht arrin 30,6 % për  tremujorin e katërt të vitit 2012. Shkalla e papunësisë thuajse është e përafërt me të punësuarit që është 9% më e lartë , ajo është 39,3 %.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2012 popullata aktive në Republikën e Maqedonisë ka qenë 948.125 persona prej të cilëve 657.849 janë të punësuar, ndërsa 290.276 të papunë” fakt nga të dhënat e Entit Statistikor.

Qytetarët nuk kanë nguruar të shprehin shqetësimin për nivelin e papunësisë në vend.‘Jam nikoqir i familjes pesë anëtarshe, me një ndihmë sociale nuk mund tia dalim asesi, ndonjëherë kërkojmë tek fqinjët vaj, sheqer apo edhe miell…Nuk ka punë, shpesh flejmë me barkun e uritur’ thotë një banor i Seravës.

‘Kam mbaruar fakultetin filologjik, dhe jam i detyryar të punoj si shitës në një shitore, pasi duhet të ushqej familjen’ tha V.Kadriu.

‘Tek ne më nuk mund të shpresojmë për punë, po shihet kush punësohet, ska lidhje nëse ke fakultet je i aftë ose jo, punësohen të afërmit e politikanëve, edhe pse nuk din gjë, gjithcka shkon me njohësi’ tha Mevlude S.

‘Nuk punoj, jo se nuk dua, e kam mbaruar fakultetin ekonomik në Shkup, por punë nuk ka për ne. Ka punë për ata që mbarojnë fakultete nëpër universitete private dhe i marrin provimet me njofsi, edhe punën e fitojnë ashtu me fat’ tha I.F.

Dita Botërore e Urisë e ka fillesen në vitin 1999. Në këtë vit Kryqi i Kuq Polak zhvilloi një fushatë mjaft të suksesshme të cilen e quajti Dita kunder Urisë.

Kjo fushate u bazua në idenë origjinale të Kryqit te Kuq Finlandez që 17 Tetori të jetë Dita Ndërkombetare e të Ushqyerit dhe e Luftës kundër Urisë./Portalb

Komente