Shkëndija i largoi 6 futbollistë, nuk dihet fati i Maznovit

Publikuar 10 months ago në Lajmpress

Klubi i futbollit Shkëndija njofton se prej të hënës ka ndërprerë bashkëpunimin me 6 futbollistë. Burhan Emrullai, Ardian Nuhiu, Muharem Bajrami, Shaqir Rexhepi, Burhan Aliu dhe Nuriman Ismaili janë futbollistët të cilët në sezonin pranveror nuk do jenë pjesë e ekipit “kuqezi”. Nuk dihet ende fati i Goran Maznovit. Pas një analize të mirëfilltë dhe vlerësimit të efektit individual të secilit futbollist në sezonin vjeshtor, drejtuesit e klubit vendosën që të ndërpresin bashkëpunimin me futbollistët në fjalë. Udhëheqësia e KF Shkëndija me këtë rast falemenderon publikisht futbollistët e lartëpërmendur për bashkëpunimin korrekt në pesë muajt e kaluar, posaçërisht nga fakti që pranuan t’i ndihmojnë klubit në një moment delikat dhe të vështirë. Për këtë Shkëndija është shumë mirënjohëse dhe futbollistëve në fjalë u dëshiron gjithë të mirat dhe suksese në të ardhmen. Pas largimit të 6 lojtarëve kryesia nuk do të qëndrojë duar kryq, përkundrazi është përkujdesur që të gjithë pozitat të plotësohen me futbollistë cilësorë, por njëkohësisht duke dashur të respektohet afati kalimtar i dimrit dhe bisedimet e përforcimeve potenciale me klubet e tyre Shkëndija nuk shpejton me prezantimin e futbollistëve të rinj dhe të njëjtët do të publikohen në kohë reale pasi të fillojë afati kalimtar dimëror. Kujtojmë se, Shkëndija këtë dimër veç më ka prezentuar dy përforcimet e para edhe atë sumluesin e krahut Astrit Fazliun dhe mbrojtësin Nuri Mustafi, ndërsa tani e ka radhën prezantimi edhe i një sërë lojtarësh kualitativ, emrat e të cilëve do t’i publikojmë së shpejti.

Komente
comments powered by Disqus